LajmeMaqedoni

Oda e Stomatologëve dhe Ministria e Shëndetësisë ballafaqohen me prova në Prokuroinë Publike

Oda Stomatologjike e Maqedonisë njoftoi se e ka mirëpritur lajmin se Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i kishte dorëzuar të gjitha provat për parregullsitë e tyre të dyshuara në Prokurorinë Publike, sepse, siç theksojnë ata, më në fund do të kenë mundësinë të paraqesin provat e tyre para një institucioni të paanshëm ku do të jenë në gjendje të konfirmojnë pretendimet e tyre në lidhje me korrektësinë e punës së Odës.

”Gjithashtu, vërejmë se një pjesë e madhe e provave ndodhet tashmë në Prokurorinë Publike si material mbështetës për kallëzimin penal që Oda i paraqiti Komisionit Mbikëqyrës, bazuar në raportin e të cilit ministri veproi siç veproi, thuhet në kumtesën e Odës Stomatologjike.

Ndryshe Ministria e Shëndetësisë ua ka marrë kompetencat për dhënien e licencave për stomatolog Odës së Stomatologëve me arsyetimin për parregullsi në dhënien e tyre.

Related Articles

Back to top button
Close
Close