LajmeRajon

O’Brien nesër qëndron në Serbi – takohet me Vuçiqin

Shërbimi për media në presidencën e Serbisë ka njoftuar se nesër në Beograd qëndron ndihmës-sekretari amerikan James O’Brien, me të cilin Vuçiç do takohet në ndërtesën e sekretariatit të presidencës, ndërsa tema e bisedës do jenë situata e përgjithshme politike, dialogu dhe normalizimi i raporteve me Kosovën dhe raportet bilaterale mes dy vendeve.

Në njoftimin lidhur me vizitën dhe takimin me zyrtarin e lartë amerikan O’Brien thuhet se Vuçiç do të takohet me ndihmës sekretarin e Byrosë për punë evropiane të Departamentit të Shtetit, me të cilin do trajtohen raportet bilaterale, dialogu dhe normalizimi i raporteve dhe situata politike globale.

Mbetet të shihet porosia që do sjell O’Brien për Vuçiçin në aspektin e zbatimit të obligimeve që dalin nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, posaçërisht pas shkeljes së hapur dhe qëllimshme që bëri në javën që shkoi në prag të votimit në Kuvendin Parlamentar të Këshillit të Evropës.

Pas takimit pritet adresimi i biseduesve për media, ka njoftuar shërbimi për bashkëpunim me medie në presidencën e Serbisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close