LajmeRajonTopLajm

Numërohen mbi 4 mijë qendra votimi, PS kryeson me 73 mandate

Në rang kombëtar, deri më tani, Partia Socialiste kryeson me 73 mandate.

Pas numërimit të mbi 4 mijë qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë, socialistët kanë 48.66 për qind të votave, duke u bërë forcë e parë në Shqipëri në tetë qarqe.

Nga ana tjetër, koalicioni PD-AN ka siguruar 39.38 për qind dhe ruan bastionet e saj në Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër. Në dy qarqet e fundit, procesi ka përfunduar dhe fituese ka dalë koalicioni opozitar.

Forcë e tretë është LSI, ndërsa në vend të katërt renditet PSD me 2 mandate në Shkodër dhe 1 në Tiranë.

Për t’u numëruar kanë ngelur edhe 998 qendra votimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close