Seanca për votimin e ligjit për shtyerjen e regjistrimit për në shtator nuk do të mbahet sonte. Ky është vendimi i fundit nga kordinimi i kryeparlamentarit Talat Xhaferi me koordinatorët e grupeve parlamentare që ka përfunduar para pak çastesh në Kuvend. Nuk jepen detaje për shkaqet konkrete, por koordinatori i VMRO-DPMNE-së vetëm ka njoftuar se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës sonte. Seanca pritet të thirret për nesër, por edhe kjo nuk është e sigurt dhe e konfirmuar të paktën zyrtarisht në kalendarin e Kuvendit ose nga kabineti i Xhaferit. Ky I fundit sot tha se ligjin e ka kthyer në Qeveri për të korrigjuar disa lëshime procedurale dhe se mund ta vendos në rend dite nëse arrin në kohë.
Related Articles
Nga popull i përjashtuar në drejtimin e shtetit, Ali Ahmeti: Ishim si qiraxhinj në shtëpinë tonë
17 Prill, 2024
Inside Story/ A ishte i saktë Censusi?! Kandidati për president, Osmani: Shqiptarët përbëjnë 30% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut
17 Prill, 2024
Check Also
Close