LajmeRajonTopLajm

Nuk i beson policisë e ushtrisë, Vuçiqin po e ruajnë njerëzit e Radoiçiqit?

Milan Radoiçiq është vënë në kërkim nga Interpoli dhe po hetohet për sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës në shtator të vitit 2023, por ai vazhdon të qëndrojë i lirë në Serbi, ndërsa sipas raportimeve, njerëzit e afërt të tij tash po e ruajnë edhe shefin e shtetit serb nëpër tubime propaganduese.

Kosovapress raporton se njerëzit e organizatorit të sulmit terrorist që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku, janë parë ditën e shtunë ndërsa Vuçiq po përgatitej të mbante një tubim në mesin e protestave që kanë mbërthyer vendin për më shumë se gjashtë muaj pas shembjes së tendës hekurudhore në Novi Sad.

“Këta janë të ashtuquajturit “mjekra”, njerëzit e Milan Radoiçiq. Dje ata ishin në Nish dhe po bënin sigurimin e Vuçiq. Nuk i beson më policisë dhe ushtrisë! Prandaj krijoi “Chatland” dhe prandaj drejton grupe informale e kriminale në të gjitha ato vende ku pritet të jenë të pranishëm mbi njëqind persona”, ka shkruar në një postim në platformën iks, kryetari i Këshillit Euroatlantik të Serbisë Dragan Shormaz.

Ai krahas shkrimit ka postuar edhe një foto ku mund të shihen njerëzit e kriminelit Radoiçiq.

Related Articles

Back to top button
Close
Close