MaqedoniTopLajm

Nuk është sulmuar Grubi, vetura është qëlluar rastësisht nga një narkomane

Vetura zyrtare e zëvendëskryeministrit Artan Grubi, mesditën e së hënës është goditur me gurë dhe i është thyer xhami i përparëm. Rasti ka ndodhur para godinës së Parlamentit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), raporton Top24.mk

“V.J 38 vjeç rreth orës 12 gjatë ditës së hënë ka goditur me gurë veturën zyrtare Pasat, në pronësi të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Policia ka arrestuar sulmuesin dhe e kanë dërguar në stacionin policor në Qendër. Punohet për zbardhjen e rastit”, thonë për Top24 nga MBP-ja.

Gazeta KOHA mëson se sulmi ka qenë aksident rasti, dhe se sulmuesi ka qenë me probleme shëndetësore dhe në ndikim të narkotikëve. Top24 po ashtu mëson se sulmuesi rastësisht ka qëlluar të godas veturën zyrtare të zëvendëskryeministrit Grubi.

Nga kabineti i Grubit konfirmojnë se ka ndodhur aksidenti, por shtojnë se aksidenti ka qenë i rastësishëm. “Pra ka mund të jetë edhe ndonjë veturë tjetër zyrtare aty, por ia që ka qëlluar e zëvendëskryeministrit Grubi. Dëmi është material dhe se organet e rendit merren me rastin”, thonë për Top24 nga kabineti i Grubit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close