
Analisti Ervis Iljazaj foli në “Top Story” për kandidatin e SHBA-së për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt.
“Deklaratat e kandidatit për ambasador, janë goxha thelbësore dhe të ndryshueshme nga politika e mëparshme amerikane. Unë shikoj në deklaratat e tij totalisht politikën e jashtme të administratës Trump. Një politikë e jashtme që është më shumë realiste se idealiste.
Unë mendoj që nuk do të kemi më një ambasador, ose mos prisni një ambasador siç jemi mësuar ne, që sa herë ka konflikt politik dhe zgjedhje të dalë të mbajë qëndrime apo t’i japë të drejtë një pale ose tjetrës. Do të kemi një ambasador që do të ndërhyjë pak në çështjet e brendshme ose konflikte politike në Shqipëri dhe do të ndërhyjë shumë për interesat e SHBA-së”, tha Iljazaj.



