LajmeRajon

“Nuk e di”, është përgjigja e vazhdueshme e dëshmitarit të pestë në Hagë

Po vazhdon të mbahet seanca e radhës në Hagë, ku avokati i Jakup Krasniqit ka vazhduar me pyetjet rreth dëshmitarit kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Pala mbrojtëse e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Krasniqit e ka pyetur për shumë detaje dëshmitarin lidhur me ngjarjen ku bëhet fjalë për kidnapimin e më pastaj vrasjen e një personi, për të cilin dëshmitari thotë se e bën krerët.

Por, i njëjti person shumicën e përgjigjeve i kishte ‘’nuk e di’’, madje në fund para se seanca të shkonte në private, deklaroi se nuk ishte prezent tek ngjarja, por që sipas tij ‘’s’ka pas kush tjetër të jetë në vend të tyre’’

Intervistimi i plotë:

 

Avokati: Kishin maska të plota që ia mbulonin tërësisht krejt fytyrën dukeshin vetëm sytë? Pra kishin marrë masa ekstreme që të mos i njihni?

Dëshmitari: Sigurisht

Avokati: Edhe pse ishte pak larg metra larg tyre, the në dëshmi se e kape njërin ndër ta, ti s’munde ta identifikoje sepse maskat ishin shumë të mbuluara. The se kishin uniforma të zeza. Uniformat nuk ishin identike, ishin thjesht të zeza?

D: Po ishin identike, ishin të zeza, pantallona xhaketë e zezë. Tashti nuk e di, qata qe i kam pa i kanë pas identike.

A:Këto uniformat identike, mund të bliheshin e qepeshin vetë se ishin thjesht Tesha të zeza apo? Nuk e di nëqfose ata ishin thjesht anëtar?

D: Policia ushtarake ka pasur këto uniforma identike të zeza, vecse këta kanë qenë me emblema të UCK-së.

Avokati: Duke pasur parasysh se ishin uniforma të zeza, ti s’mund ta dije se ishin të Policisë së UCK-së?

D: Nuk e di çfarë pozicioni kanë pasur ata, por ishin me maska e Tesha të zeza.

Avokati: Në thelb ti e pranon se mund të kishte qenë kushdo me uniform të zezë. Pra ti nuk e di më siguri se këta burrat e maskuar me personin 6? Ti nuk e di nëse kërkuan të shihnin ndonjë person tjetër përpos atij

Dëshmitari: E kanë takuar personin 6, nuk e di mas andej pse e kanë marrë ata.

Avokati: Ti nuk ishte prezent aty, informacionet që more nga kjo bisedë, të erdhen nga bisedat me bashkëfshatarët e tjerë? A diskutove gjatë 20 viteve me bashkëfshatarët tjerë, 2,3,4 për këtë ngjarje

D: Kena bisedu gjatë. Kena diskutu rreth vrasjeve.

Avokati: Keni diskutuar vazhdimisht se çfarë ndodhi para se ti të shkoje?

D: Po e kemi diskutu këtë temë si ka ndodhur rasti, qysh e kanë vra. Pas vrasjes kena diskutu, se para vrasjes s’kena mujt me diskutu.

A: A e pranon se nuk mund ta bësh një ndarje të qartë nga ajo cfarë di ti dhe nga ajo cfarë të kanë shpjeguar?

D: Nuk e di si ta shpjegoj.

A: Sa i takon kidnapimit, që morën nga fshati numrin 1, nuk e di me siguri se janë të njëjtit

D: Gjinja me maska kanë marrë numri 1,2,3. 2,3 e kanë zbrit dhe pas kësaj ka ndodhur vrasja.

A: Ti e di që këto kanë ndodhur amo nuk e di që burrat e maskuar ishin përgjegjëse për këto se nuk i ke parë?

D: Vetë s’kam qenë prezent, por përveç këtyre e di që nuk ka pas tjerë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close