LajmeMaqedoniTopLajm

Nuk do të ketë datë për Maqedoninë, parlamenti Bullgar nuk heq Veton ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ndodhet në një krizë të vërtetë politike, pasi ditën e djeshme parlamenti bullgar votoi me 123 vota pro rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Kiril Petkov.

Por kaosi politik në Sofje ka futur ne ngerc edhe qëndrimin për veton ndaj Maqedonise se Veriut per negociatat me BE.

Opozita pohoi dje se do ta votonte propozimin francez, duke pritur që parlamenti të mblidhej sot për të miratuar jashte radhe heqjen e vetos. Por një gje e tillë nuk ka ndodhur per shkakt te mungese se kuorumit.

Per kete situate reagoi edhe komisioneri per zgjerimin Oliver Vraheli i cili i beri thirrje Parlamentit bullgar qe te mos bllokojë integrimin e dy vendeve të ballkanit perëndimor

OLIVER VARHELYI

KOMISIONERI PËR ZGJERIMIN

I bëjmë thirrje parlamentit bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin per Maqedonine e Veriut dhe Shqiperine në axhendën e Parlamentit për miratim sot siç është propozuar. Opozita e Bojko Borisov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë. BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e unionit europian. Së bashku do të jemi më të fortë.

Por paravresiisht insistimit te Bashkimit Europian per hapjen e rruges nga ana e Bullgarise per negociatat, ka pak shpres qe deri neser, kur eshte dhe dita e fundit e samitit, parlamenti bullgar te kaloje heqjen e vetos.

Related Articles

Back to top button
Close
Close