LajmeMaqedoniTopLajm

Nuhi Neziri, mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, e cila u mbajt në komunën e Ulqinit

Kryetari i komunës së Tearcës, z.Nuhi Neziri, mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, e cila u mbajt në komunën e Ulqinit.
Në mbledhje morën pjesë të gjithë kryetarët e komunave që janë pjesë e Unionit të Bashkive Shqiptare dhe diskutuan për ndarjen e eksperiencave rreth temës “Turizmi rajonal dhe sfidat në sektorin e shërbimeve”.
Miratimi i projektit për rikonstruimin e shkollës fillore në Tearcë dhe sallës së sportit po në të njejtën shkollë.
Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo raportoi ecurinë e punës së UBSHR-së si dhe prezantoi projektin më të ri “Muza Competition”, që është një mundësi e artë për të gjithë të rinjtë nga qytetet shqipfolëse në rajon. Kjo platëformë i krijon mundësi të rinjve të ndërtojnë trashëgiminë kulturore në 3 komponentë: në ekonominë krijuese, në inovacion dhe në turizëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close