
Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri po qëndron në një vizitë në Zvicër ku po zhvillon takime me mërgatën e komunës së Tearcës, shkruan Top24
“Gjatë vizitës takova bashkëvendasit e mi, folëm për mundësitë e investimeve në vendlindje, mbështetjen qeveritare sidhe gatishmërinë e komunës së Tearcës në lehtësimin e procedurave për investime të huaja” tha kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri.
Më tej Neziri potencoi se ai do të vazhdoj të angazhohet në krijimin e një klime sa më të mirë për bashkëvendasit tanë në komunën e Teracës me qëllim të krijimit të kushteve për të kthyer potencialin dhe investimet në vendin tonë.
Ndryshe mërgimtarët e nderuan me një mirënjohje falenderuese Nezirin për kujdesin dhe gatishmërinë për ti mbështetur.Top24





