NPK-Sharri Tetovë ka publikuar një video ku shihet defekti për shkak të shpërthimit të një gypi, për shkak të kushteve klimatike dhe borës së dendur, shkruan Top24.
Të nderuar qytetarë të Tetovës,
Ju njoftojmë se në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka ndodhur një defekt për shkak të shpërthimit të një gypi. Për shkak të kushteve klimatike dhe borës së dendur, sot ekipet tona janë angazhuar për pastrimin e borës, ndërsa nesër do të fillojmë menjëherë ndërhyrjen për sanimin e problemit.
Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj, pasi që gjatë procesit të riparimit, nesër nga orët e mëngjesit, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në përfundimin e punimeve.
Ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin. Po punojmë me përkushtim për të rikthyer sa më shpejt furnizimin normal me ujë.
Me respekt,
NPK-Sharri/ Tetovë