EkonomiLajme

Njihuni me viktimat e vërteta të sulmeve kibernetike ndaj këmbimoreve të kriptovalutave

Taksisti Chris vazhdimisht po shikon telefoninin e tij për informata të reja.

“Do të humbasë afro 2500 euro në kriptovaluta”, thotë ai.

Chris e përshkruan veten si një “tregtar të vogël të kriptovalutave nga Austria” dhe është një nga shumë viktima të sulmit kibernetik në këmbimoren e kriptovalutave Liquid Global që ndodhi javën e kaluar.

Kompania ka insistuar se do t’i paguajë të gjithë konsumatorët që kanë humbur afro 100 milionë dollarë në këtë sulm.

Por, derisa të marrin paratë prapa, shumë konsumatorë vazhdojnë të jenë të shqetësuar.

Sa herë që Chris 38-vjeçar merr një konsumator në Volkswagenin e tij, ai kujton se çfarë ka ngjarë.

“Vetura ime është e vjetër mbi 20-vjeçare dhe kam mundur të blejë një veturë të përdorur me ato para. Nuk është katastrofale, por prapë janë mjaft para për mua. Më duhen së paku një vjet për të shpëtuar ato para”, ka thënë Chris.

Në Indonezi, 27-vjeçarja Dina thotë se është në shok.

“Jam shumë e zemëruar me hakerët, dhe e stresuar me veten. Kam rreth 30 mijë dollarë dhe më duhen paratë për të jetuar. Unë jam thjeshtë një amvise që po mundohet të bëjë para nga kriptovalutat”, thotë ajo.

Në anën tjetër, një mjek 42-vjeçar nga Norvegjia thotë se e ka të vështirë të koncentrohet, pasi mund të humbasë një pasuri që e ka parë të rritet gjatë viteve.

“Llogaria ime në Liquid ishte 969 mijë euro. Jam shumë e shqetësuar dhe niveli i stresit tim është në shkallën 8 nga 10. Gjithmonë po mendoj për këtë”, ka thënë mjeku.

Në Sydney, James e përshkruan stresin që hakimi i ka shkaktuar prindërve të tij, që kanë arritur të nxjerrin paratë me humbje, para se kompania të bllokonte transaksionet.

“Nëna dhe babai im kishin një Bitcoin aty, pra rreth 70 mijë dollarë australianë. Janë shumë para për ta. Në fillim nuk ia kishin idenë se çfarë po ndodhte dhe u detyruan të shisnin nga paniku, ndërsa humbën rreth 10 mijë dollarë australianë”, ka thënë James.

Liquid Global ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik javën e kaluar, dhe paratë ka pak gjasa të kthehen.

Firma japoneze të mërkurën ka thënë se po bën një rishikim të fortë të sigurisë dhe dëshiron t’i sigurojë përdoruesit se nuk do të përballen me asnjë humbje për shkak të incidentit.

Këmbimoret si Liquidi janë pjesë jetike e botës në rritje të kriptovalutave. Janë uebfaqe që lejojnë njerëzit të blejnë dhe shesin kriptovaluta si Bitcoin dhe Etherum, dhe njerëzit i lënë valutat aty duke menduar se janë të sigurta.

Mirëpo, siguria e këmbimoreve vihet në pyetje.

Më herët këtë muaj, një platformë tjetër e kriptovalutave, Poly Network, është përballur me një sulm kibernetik, dhe ka humbur 610 milionë dollarë.

Dhjetra sulme kibernetike kanë ndodhur nëpër platforma të ndryshme që nga viti 2014.

Related Articles

Back to top button
Close
Close