LajmeMaqedoni

Një pjesëtar i Grupit të Kumanovës është infektuar me Covid 19, tani gjendet në spital

Televizioni Telma informon se Klinika Infektive në Shkup gjendet nën sigurim të shtuar të policisë speciale. Sipas burimeve në këtë spital është sjellur një pjesëtar i Grupit të Kumanovës. Ai është shtetas i Maqedonisë së Veriut i dënuar për përkrahje logjistike ndaj grupit.

Nga drejtoria e burgut kanë konfirmuar se një kumanovar i dënuar te rasti Lagja e Trimave është dërguar nga burgu i Shutkës në klinikën Nënë Tereza, sepse është infektuar me Covid dhe si pasojë ka marë pneumoni, shkruan Zhurnal.mk. Sipas drejtorisë, gjendja e tij tani është stabile.

Nuk kanë informata se si është infektuar sepse por ai ka pasur të drejtë të pranojë vizita.

Related Articles

Back to top button
Close
Close