LajmeRajon

Një pjesë e Kosovës në terr, Bajrami: Rezultat i qeverisë me ministra praktikantëNjë pjesë e Kosovës në terr, Bajrami: Rezultat i qeverisë me ministra praktikantë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi ministrja e Ekonomisë Artane

Rizvanolli ka takuar përfaqësit e KOSTT-it dhe KEDS-it. Rizvanolli ka thënë se ua ka përcjellë shqetësimet e qytetarëve.

E lidhur me këtë Bajrami tha se situata me energjinë e elektrike në Kosovë është si rezultat i qeverisjes së paaftë.

“Paradoksale. Qindra miliona euro të shpenzuara për efiçiencë të energjisë që rezultuan me rritje të konsumit të energjisë. Ky është rezultati i një qeverie të paaftë, me ministra praktikantë që s’kanë vizion as plan. Taksat e qytetarëve u shpenzuan pa dhënë ndonjë rezultat, faturat e tyre për energji u dyfishuan e zona të tëra kanë ngelë pa energji në këto ditë të ftohta dimri. Mjaft më me dështime! Koha për llogaridhënie dhe qeveri të aftë.”, shkroi Bajrami.

Related Articles

Back to top button
Close
Close