
Merkato e Fiorentinës është fokusuar në sulm. M’Bala Nzola është me valixhe gati. Sulmuesi nga Angola ka shënuar vetëm një gol në Serie A, duke mos i realizuar pritshmëritë.
Dhe 27-vjeari është pranë transferimit te Cagliari. Dy janë emrat që përfliten për pasuesin e tij në majë të sulmit të ekipit të Vincenzo Italianos.
I pari është Andrea Belotti, i cili do të largohet nga Roma. Ish-sulmuesi i Italisë, kombëtare me të cilën fitoi Euro 2024, nuk ka bërë mirë në aventurën në kryeqytetin italian.
Dhe Fiorentina shihet si mundësia e madhe e tij për t’u rikthyer sulmuesi që ishte te Torino. Nëse nuk arrihet akordi me Belottin, Fiorentina do të hidhej në sulm për Moise Kean të Juventusit.
Skuadra nga Firence siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë për herë të tretë radhazi, ndërkohë që në kampionat mban vendin e katërt. Pozicion që të dërgon në Champions League.



