LajmeMaqedoniTopLajm

Një javë deri në kongresin e PDSH-së Fatmire Isaku nuk tregon a do të ketë kundërkandidat Thaçi

Gati një javë na ndajnë nga kongresi i tetë i Partisë Demokratike Shqiptare i cili pritet të mbahet më 7 Korrik të këtij viti në pallatin e kulturës në Tetovë, shkruan Top24.

Kryertare e komisioni për organizimin e kongresit është caktuar zëvendësministreja e punëve të jashtme profesoresha Fatmire Isaku e cila edhe pse është pyetur se deri më tani a është paraqitur dikush për të deponuar kandidaturën e tij/saj për kryetare të PDSH-së, Isaku nuk ka gjetur kohë për tu përgjigjur pyetjes së Top24.

Ndryshe ajo që deri më tani dihet është që vet kreu i deritanishëm i PDSH-së pritet të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të PDSH-së, nëse në momentet e fundit Thaçi  nuk reflekton që drejtimin e partisë të ua beson gjeneratave të reja brena partisë sidhe të hap partinë për ata që u larguan nga ajo. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close