BotaLajmeTopLajm

NJË HAP TJETËR DREJT TRANZICIONIT TË PUSHTETIT – JOE BIDEN TASH E TUTJE DO PRANOJË INFORMACIONET DITORE SI PRESIDENT

Tri javë pas zgjedhjeve, Shtëpia e Bardhë ka nënshkruar një aprovim formal që i zgjedhuri president, Joe Biden, të marrë njoftimet ditore, njoftim të cilat i merr presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu i ka thënë CNN-it këtë të mërkurën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, njofton Insajderi.

Se kur do të fillojë njoftimi ditor për të zgjedhurin president ende nuk dihet, por nënshkrimi se do të ndodhë diçka e tillë është një hap tutje drejt tranzicionit demokratik, të cilin prej javësh e ka bllokuar presidenti në largim, Donald Trump, pasi nuk po pranon rezultatin e zgjedhjeve.

Ky lajm vjen pas informacionit se Administrata gjithashtu ka njoftuar se një kalim i pushteti nga Trump te Biden mund të vazhdojë.

Pranimi i informatave të klasifikuara të inteligjencës amerikane është një nga të drejtat e para që e fiton një president kur zgjedhet.

Ato janë informata që kanë të bëjnë me kërcënimet për sigurinë nacionale, me të cilat presidenti i ri do të ballafaqohet./Insajderi.com

Related Articles

Back to top button
Close
Close