LajmeSport

Një grup lojtarësh profesionistë pritet që ta pranojnë publikisht se janë homoseksualë – nuk mungojnë klubet e mëdha

Një grup i lojtarëve profesionistë janë duke planifikuar që të pranojnë se janë homoseksualë muajin e ardhshëm, sipas një raportimi të ri në Gjermani.

Një raportim në Gjermani pretendon se një grup lojtarësh janë duke planifikuar që të dalin kolektivisht dhe të pranojnë homoseksualitetin e tyre në të njëjtën datë, që mendohet të jetë 17 maji.

Kjo është pjesë e një iniciative për të inkurajuar lojtarët, trajnerët, gjyqtarët që të flasin lirshëm, ndërsa disa klube të njohura të Bundesligës e kanë mbështetur projektin e krijuar nga Marcus Urban, i cili pranoi se ishte homoseksual gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv.

Klube si Borussia Dortmundi, Union Berlini, St.Pauli, Stuttgarti dhe Freiburgu janë në mesin e atyre që janë mbështetës financiar të këtij projekti.

Thomas Hitzlsperger kishte pranuar publikisht se është homoseksual

Tashmë janë bërë 10 vite që prej se Thomas Hitzlsperger pranoi se ishte homoseksual, por ende nuk ka ende zyrtarisht ndonjë lojtar në futbollin profesionist në Gjermani që i takon kësaj kategorie deri më tani.

Ky grup i planifikuar që e ka emrin ‘Sports Free’ do t’i mundësojë lojtarëve dhe trajnerëve që të rrëfejnë seksualitetin e tyre përmes një platforme online e cila do të fillojë seancat e saj të para gjatë javëve në vazhdim.

Një psikiatër sportiv tha: “Rreth futbollit profesionist ekziston ende ky zakon që sporti lidhet me karakteristika shumë mashkullore, luftë, dominim, forcë, agresivitet”.

“Nuk është rastësi që homoseksualiteti është ende një tabu e madhe në futbollin profesionist të meshkujve, ndërkohë që ka qenë gjithmonë pjesë e futbollit profesionist të femrave”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close