KurioziteteLajme

Një faqe interneti ju ndihmon të gjeni filmin, titullin e të cilit nuk e mbani mend

Nëse nuk ju kujtohet emri i një filmi të caktuar, por i dini detajet rreth tij, duhet të dini se ekziston një vend në internet ku mund të gjeni titullin që kërkoni. Bëhet fjalë për uebsajtin https://www.whatismymovie.com/.

Faqja funksionon si Google për filmat, titujt e të cilëve nuk mund t’i mbani mend. Në motorin e kërkimit, duhet të shkruani detaje rreth filmit, si zhanri, periudha e publikimit dhe disa veçori rreth filmit, dhe faqja e internetit do të gjejë titullin për ju.

Ju gjithashtu mund të shkruani pyetje si “Në cilin film luan Mark Ruffalo me Reese Witherspoon” dhe do të merrni filmin që po kërkoni. Faqja është ndërtuar nga kompania e teknologjisë Wy dhe përdor të dhëna nga platformat video dhe inteligjenca artificiale për të përcaktuar veçoritë për filmat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close