Kuriozitete

Një fajkua u ndoq përmes satelitit duke migruar nga Afrika e Jugut në Finlandë – fluturoi më shumë se 10.000 kilometra në 42 ditë

Për shkak të pandemisë, udhëtimi nga një vend në tjetrin është bërë i lodhshëm dhe shumë më i vështirë.

Por një fajkua, me gjasë, nuk duhej të shqetësohej shumë për këtë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një fajkua ishte pajisur kohët e fundit me një sistem gjurmimi satelitor dhe migroi nga Afrika e Jugut deri në Finlandë.

 

Gjëja zbavitëse e këtij fluturimi ishte se në 42 ditë, ky fajkua fluturoi mbi 10.000 km në vija pothuajse të drejta, me shpejtësi 230 km/ditë.

Ai mori kohë më të gjata fluturimi pranë Evropës dhe më të shkurtra me më shumë ndalesa mbi Afrikën.

Kjo tregon se si temperaturat e ndryshme të motit luajnë një rol të madh në përcaktimin e performancës maksimale të një kafshe të veçantë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close