
Familjarë të hoxhë Jakup Asipi nga fshati Sllupçan, në krye me Sead Ramadanin, kryetar i Shoqatës Edukative “Vllaznia” nga Kumanova, sot kanë vizituar Prekazin legjendar, në ditët e Epopesë së UÇK-së.
Gjatë kësaj vizite ata janë pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari në kullën e tij.
Me këtë rast, Sead Ramadani ka bërë një postim special rreth kësaj vizite.
Ja postimi:
“Në përkujtim të epopesë së UÇKsë ngrohtësisht tek familja Jashari. Familje që e menaxhoi dhimbjen, krenarinë dhe famën me armën më të fuqishme, modestinë. Fëmijët që i takuam të uniformuar dhan shpresë se jo vetëm që kishte UÇK po edhe do të ket gjithmonë UÇK në Kosovë. Gjithashtu Fatjon Gashi kishte bër një prezentim të 1432 emrat e fëmijëve të vrarë gjat Luftës”, ka deklaruar Ramadani.



