LajmeMaqedoni

Nga 40 nxënës në klasë/ Shkolla “Kirili dhe Metodi” në Tetovë kërkon të shtohen paralele

Në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë nxënësit nga klasa parë deri në klasë të tretë janë me mbi 30 nxënës në klasë. Madje-madje, këtu ka klasa me 35 deri në 40 nxënës.

Drejtoresha e shkollës thotë se Ministria e Arsimit duhet ta marrë më me seriozitet këtë çështje, pasi numri i lartë i nxënësve bën që mësimi të jetë jo cilësor dhe jashtë normave ligjore.

“Kjo është një thikë me dy tehe se duhet arsimi fillor të merret me seriozitet pasi rinia ikën dhe askënd nuk mund të bëjmë fajtor, askënd, ndoshta kanë faj, ndoshta nuk kanë faj, por ministria e arsimit me seriozitet më të madh duhet t’i qasen kësaj pune dhe të ndahen paralelet siç duhet, pasi që financa çdo shtet ka, por duhet të destinohen në mënyrën duhur.”- Sihana Kaba Kasamim, drejtoreshë e shkollës “Kirili dhe Metodi”.

Ministri i arsimit Jeton Shaqiri është i njoftuar me këtë problem dhe thotë se fillimisht komuna duhet të sjellë arsimtarët nga fshatrat ku paralelet janë drejt shuarjes.

“Ato mësimdhënës kalojnë nga një shkollë periferike në një shkollë të qytetit, në rastin konkret nuk ka të bëjë as më refuzim individual, as politik assesi, se nuk dua t’i shoh edhe çdo paralele duhet të jetë në kriterin ligjor të saj, por në rastin konkret nëse ka në shkollë shembull klasat e para me 28 fëmijë, ata mësimdhënës mund të përshtatet nga një shkollë dhe ai mund të kalojë në një shkollë tjetër dhe brenda kohës e shohim si kërkesë dhe e shohim me Ministrinë e Financave, por në analizë të jemi të përbashkët, edhe nga ana komunës edhe nga ana ministrisë së arsimit”,tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit.

Me këtë problematikë është njoftuar edhe sektori për arsim në Tetovë, ndërsa shkolla pret që kërkesa e tyre të miratohet nga ana e Ministrisë së Financave.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close