LajmeMaqedoniTopLajm

Neziri: Tearca fillon një vit shkollorë me shumë aktivitete dhe ndryshe

Kryetari i komunës së Tearcës z.Nuhi Neziri bashkë me udhëheqësin e arsimit z. Naser Nuhiu, sot vizituan aktivitetet e organizuara
për nder të ditës së “3 Dhjetorit,,-Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta.
Në shkollën fillore ‘’Faik Konica”- fsh. Dobrosht u organizuan aktivitet me ushqime dhe me pikturim nga ana e nxënësve.
Ku nëpërmjet këtij aktiviteti bëhet sensibilizimi i shoqërisë dhe nevoja për përkrahje të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Aktiviteti u organizuan nga bashkëpunëtorja profesionale – edukatore speciale e kësaj shkolle sëbashku me asistenetet arsimore të nxënësve me nevoja të veçanta, nën përkrahjen e drejtorisë, arsimtarëve dhe prindërve.

Le të vazhdojmë që të mposhtim të gjitha barrierat, le t’i bëjmë të ndihen më të përfshirë në shoqërinë tonë. Këtu nuk flasim për të mposhtur barrierat e betonit, por ato kulturore dhe sociale të cilat pengojnë gjithëpërfshirjen e personave me nevoja të veçanta në fusha të ndryshme të jetës. Është ky qëllimi fisnik, për të cilin çdo vit, në datën 3 Dhjetor festohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta .
Me respekt,
Sektori për arsim
Komuna e Tearcës

Related Articles

Back to top button
Close
Close