
Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri sot ka pritur në takim drejtorin e parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari me të cilin kanë diskutuar rreth bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, aktivitetet e planifikuara nga Parku kombëtar “Mali Sharr” për ruajtjen e natyrës, në vendet ku ka nevoj për intervenime të merren masat e duhura, për evidentimin dhe rregullimin e statusit të objekteve që gjenden në zonën e parkut, dhe ide për zhvillimin e turizmit nëpërmjet objekteve ekzistuese dhe rikonstruimin e të njëjtave, shkruan Top24
” U diskutuan shumë probleme me të cilat përballemi ne dhe banorët tanë në territorin e parkut kombëtar, si dhe mundësia e bashkëpunimit në të mirë të banorëve nga vendbanimet që kufizohen me Parkun Kombëtar “Mali Sharr” tha kryetari Nuhi Neziri.Top24



