
Gazetari i njohur Tetovarë, Xhelal Neziri përmes një postimi ka akuzuar kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami po keqmenaxhon Tetovën duke i kërkuar që të merr pak shembull menaxhimin e qytetit të Ferizajit duke kujtuar që Tetova ka kohë që menaxhohet pa koncept, shkruan Top24
Në periudhën 2001/05 kam punuar si korrespondent i disa mediave nga Kosova.
Çdo muaj nga Tetova udhëtoja me autobus për në Prishtinë për të marrë pagën. Autobusi ndalonte në Ferizaj, një qytet atëherë i pazhvilluar, i paurbanizuar dhe i lënë në harresë. As që krahasohej me Tetovën.
Por, sot Tetova s’mund të krahasohet me Ferizajin. Një menaxhim i mirë dhe me dashuri për qytetin solli zhvillim të hovshëm, i cili e bëri Ferizajin qytet përnjëmend.
E Tetova? S’ka pedonale, s’ka parqe, s’ka hapësirë për këmbësorë…Tetova ka kohë që menaxhohet pa koncept. Fatkeqësisht!



