
Në kudër të projekteve që po realizohen me intensitet në komunën e Tearcës, sot kanë filluar punimet për ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujit për pije pëe banorët e fshatit Përshevcë dhe Gllogjë, shkruan Top24
“Unë kam premtuar jetë më të mirë, kushte më të mira, infrastrukturë bashkohore, shkolla me pamje moderne dhe kjo sot është vazhdimësi e asaj që kam premtuar dhe se nuk do të ndalemi në punët dhe planet tona, për mua qytetarët e mi janë prioritet sepse këta banorë meritojnë një jetë me plot dinjitet” tha Nuhi Neziri kryetarë i komunës së Tearcës.



