LajmeMaqedoniTopLajm

Neziri e Shaqiri ia ndryshojnë pamjen shkollës fillore “Asdreni” në fshatin Gllogjë

Komuna e Teracës në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë përfunduar pranimin teknik të rekonstruimit të shkollës fillore “Asdreni” në fshatin Gllogjë të komunës së Tearcës në të cilën janë investuar rreth 4.5 milion denarë për modernizimin e kësaj shkolle, shkruan Top24

Kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri edhe për këtë investim të përbashkët me MASH u shpreh se kjo është vazhdimësi e premtimeve të dhëna.

“Kam premtuar kushte dinjitoze për nxënësit, për bashkëqytetarët tanë dhe ja së bashku me Jetonin po krijojmë kushte përmë shumë buzëqeshje dhe natyrisht më shumë suksese” shprehet Neziri.

Ndryshe ministri i Arsimit dhe Shkencë jeton Jeton Shaqiri në postimin e tij shkruan:

🙌Pranimi teknik u bë edhe në 🏢SHFK “Asdreni Gllogjë” në Tearcë ku i dhamë një pamje të bukur kësaj shkolle.Rreth 4.5 milion denarë këtë shkollë e modernizuan dhe jam i bindur që tani ka më shumë buzëqeshje te nxënësit, por pres edhe më shumë sukses🥇

Related Articles

Back to top button
Close
Close