
Nderim Nexhipi është emëruar drejtor sportiv i Manisës në Turqi. Ish-futbollisti Partizanit dhe Flamurtarit do të ketë për detyrë të ngjisë në Superligë këtë skuadër.
Nexhipi në rolin e drejtuesit suksesin më të madh e pati me Ballkanin e Suharekës. Skuadra ku trajner është Ilir Daja, pasi u shpall kampion i Kosovës mbërriti deri në grupet e Conference League-s.



