
Protestuesit izraelitë përfituan nga takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut për të dërguar një mesazh nga një plazh i Tel Avivit, jo shumë larg ambasadës amerikane. Ata vizatuan një portret të madh të dy udhëheqësve në rërë.
Vizatimi tregonte Trumpin dhe Netanyahun ballë për ballë, me Netanyahun e vizatuar me një hundë të zgjatur, si Pinokio,
Poshtë saj shkruhej: “Mos u mashtroni përsëri”. Instalacioni u organizua nga aktivistë dhe familje të të burgosurve. Kjo nuk është hera e parë që mesazhe të tilla shfaqen në plazhet e Tel Avivit. Ato janë bërë një lloj simboli i rezistencës ndaj qeverisë Netanyahu.




