
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton, se nesër fillon regjistrimi në shkollat e mesme publike, për vitin shkollor 2026–2027. Aplikimi, ashtu si edhe në vitet e kaluara, bëhet në mënyrë elektronike dhe realizohet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ku nxënësit identifikohen me llogaritë ekzistuese të përdoruesve në schools.mk.
“Regjistrimi i parë i nxënësve në afatin e qershorit do të realizohet nga data 12 deri më 15 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla do të realizohet më 16 dhe 17 qershor. Listën përfundimtare të renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira, shkollat duhet ta publikojnë më 18 qershor.
Regjistrimi i dytë në afatin e qershorit është më 23 qershor, ndërsa dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është më 24 qershor. Regjistrimi i tretë është më 20 gusht.
Konkursi me vendet e lira dhe shkollat e mesme publike, nxënësit mund ta gjejnë në lidhjen e mëposhtme: https://mon.gov.mk/mk-MK/konkursi-i-stipendii/konk….
Për nxënësit, ndihmë e madhe gjatë zgjedhjes mund të jetë udhëzuesi online për kualifikime –https://kvalifikacii.crso.gov.mk/, i cili do t’u mundësojë të sjellin vendim informues dhe të drejtë për profesionin, në të cilin do të vazhdojnë edukimin dhe më pas të punojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.



