LajmeMaqedoni

Nesër dhe të enjten mbahen provimet eksterne të maturës shtetërore

Dy provimet e jashtme të njohura edhe si provimet eksterne në afatin e provimeve të gushtit të maturës shtetërore do të zhvillohen më 12 dhe 14 gusht.

Nesër (12 gusht) do të ketë testime në gjuhën amtare (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht) dhe letërsi.

Dy ditë më vonë (14 gusht) do të jetë provimi i jashtëm zgjedhor (matematikë, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, filozofi, estetikë).

Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), gjithsej 1,118 nxënës janë regjistruar për dy ditët e provimeve.

Nga këta, 352 do të japin provimin e gjuhës maqedonase, 225 – gjuhën shqipe dhe 9- gjuhën turke.

779 do të japin provimin e anglishtes, 1 nxënës do të japë provimin e gjuhës frënge, 2 – gjuhën gjermane, 27 – matematikën dhe 1 maturant është regjistruar për të dhënë provimin e estetikës.

Pesë ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Shtetëror Arsimor shpallën rezultatet e provimit shtetëror të maturës të zhvilluar në qershor, të cilat janë më të mira se vitin e kaluar shkollor. Rezultati mesatar i suksesit nga dhënia e dy provimeve të jashtme në semestrin e qershorit është 3.69 dhe është më i lartë se vitin e kaluar kur rezultati mesatar ishte 3.26. (Portalb.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close