LajmeMaqedoniTopLajm

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi në mes MSHIA-së dhe OSBE-së

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot në Shkup, së bashku me Ambasadorin Kilian Wahl ka nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me OSBE, për implementimin e aktiviteteve të përbashkëta, në periudhën 2023-2025.
Ky është një hap i rëndësishëm në ndihmën për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së.

“MSHIA është e përkushtuar në implementimin e politikës strategjike dhe kërkesave ligjore të reformës së përgjithshme të administratës publike dhe të përballoj sfidat që pengojnë vendosjen e një shërbimi efektiv dhe efikas për qytetarët.

Ky memorandum bashkëpunimi siguron kornizë për bashkëpunim me OBSE-në për qëllimet e zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta të përshkruara në Planin vjetor të aktiviteteve.

Së bashku do të kontribuojmë në zvogëlimin e korrupsionit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet duke forcuar integritetin dhe përmirësimin e legjislacionit vendas” përfundoi ministri Aliu.

Ambasadori Kilian Wahl, nga ana e tij, deklaroi se ky Memorandum bashkëpunimi ka për qëllim krijimin e institucioneve më të forta qendrore dhe lokale, duke punuar në përputhje me principet e qeverisjes demokratike dhe të mbështes prioritetet e reformës së qeverisë në përputhje me angazhimet e OSBE-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close