LajmeMaqedoni

Negociatat VMRO-VLEN/ Javën e ardhshme përbërja e re Qeveritare?!

Vazhdojnë negociatat VMRO-VLEN për Qeverinë e ardhshme. Nga e hëna priten takime të nivelit të lartë të grupeve të punës. Nga të dy taboret thonë se negociatat janë në fazën e harmonizimit të programeve, kurse në tavolinë nuk janë vënë resoret dhe kuadrot.

Deri në fund të javës së ardhshme pritet të arrihet marrëveshja rreth qeverisë së re – VMRO – VLEN. Gjatë së premtes, Taravari deklaroi se mes grupeve të punës mbretëron atmosferë pozitive. Të hënën, sipas Taravarit, pritet të dilet me programin e përbashkët, kurse deri të premten të ketë marrëveshje përfundimtare për Qeverinë e re.

Deri atëherë liderët e koalicionit VLEN, fundjavën e shfrytëzojnë për t`u takuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, sic thuhet, për t`u koordinuar lidhur me formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Në opinion tashmë publikohen informacione jozyrtare për ndarjen e ministrive, si dhe se seanca konstituive e Parlamentit mund të mbahet më 27 maj.

Informacionet jozyrtare nga VLEN, thonë se nëse ka negociata për Kryeparlamentarin, për këtë post përmenden emrat e Halil Snopçes dhe Afrim Gashit, por gjasat janë të vogla që VMRO-DPMNE të pajtohet. Pretendohet se VLEN synon pozitat e projekteve të infrastrukturës por edhe rasteve gjyqësore.

Pozitat në qeveri do të varen edhe nga numri I deputetëve. Mickoski tashmë njoftoi se ka 61 deputetë. Nuk zbulohen emra, por partnerët e LSDM-së kanë pohuar se për momentin nuk ndryshojnë “ngjyrat” partiake.

Partia Liberal Demokratike, jozyrtarisht nuk ka marrë vendim për prezantimin e ardhshëm në parlament, por shpresojnë se me rivotimet në Njësinë e 5-të Zgjedhore, mandatin e deputetit mund ta fitojë Bobi Mojsovski.

Edhe partitë e bashkësive më të vogla etnike, që janë pjesë të Frontit Evropian dhe LSDM-së, kanë mohuar informacionet se do të ndryshojnë anë.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm dhe Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, kohë më parë, gjatë një interviste për Kanal 5, paralajmëroi se nëse koalicioni qeveritar bëhet pa partinë e tyre, kjo do të shkaktoj mllef tek shqiptarët, që vlerësojnë se votat e tyre janë të pavlefshme dhe më pas do të kërkojë mekanizma shtesë për mbrojtje. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close