LajmeMaqedoniTopLajm

Nebiu pret në takim drejtorin e AAPK-së nga Kosova, Enver Krasniqin

Drejtori i Agjencionit për menaxhimin e pronës së konfiskuar Driton Nebiu sot ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë për administrim të pasurive të konfiskuara nga Kosova, z. Enver Krasniqi me të cilin kanë shkëmbyer përvojat në menaxhimin e këtyre dy institucioneve shkruan Top24.

Sot patëm nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të na vizitojë delegacion nga Republika e Kosovës i kryesuar nga drejtori i Agjencisë për administrim të pasurive të konfiskuara nga Kosova, z. Enver Krasniqi. Qëllimi i takimit ishte njohja me funksionimin e Agjencioneve dhe menaxhimin e tyre, në takim u shkëmbyen përvoja pune dhe nga ana e drejtorit te Agjencionit Driton Nebiu u prezantua edhe vizioni dhe programi për digjitalizim dhe përmirësim me qëllim të avancimit sa më të mirë Agjencionit, ne gjithashtu ramë dakord për përforcimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për përparim të përbashkët. Takime të tilla pune do të intensifikohen në të ardhmen me qëllim të bashkëpunimit të suksesshëm në interes të bashkimit të shteteve me standardet evropiane.

.

Related Articles

Back to top button
Close
Close