MaqedoniTopLajm

Nebi Rexhepi falemenderon përkrahësit,i uron Isen Shabanit mandatin e ri

“NË SHENJË FALENDERIMI

? Të nderuar qytetarë të komunës së Vrapçishtit,
Në fillim dua të shpreh falenderimet e mia deri te kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti i cili mua më besoi përgjegjsinë që unë të jem i përzgjedhur si kandidat për kryetar komune në komunën e Vrapçishtit.

? Më pas, faleminderit deri tek të gjithë që besuan, punuan dhe kontribuan që unë të dal përpara qytetarëve të komunës së Vrapçishtit me një programë me përmbajtje zhvillimore me projekte konkrete për secilin vendbanim veç e veç.

? Faleminderit deri tek i gjithë aktivi politik i BDI-së në komunën e Vrapçishtit: shtabi komunal, shtabet vendore dhe të gjithë anëtarët e palodhshëm që pa mos kursyer asgjë nga vetja punuan për një qëllim të përbashkët që ne iu afruam shumë triumfit.

? 4770 herë faleminderit deri tek të gjithë rinistët e të gjitha vendbanimeve që njëherit ishin energjia kryesore dhe fuqia shtytëse e imja në këtë garë dhe eksperiencë të re politike.

? Ishte një garë politike ku unë personalisht jam munduar që në mënyrë profesionale të reflektoj një mënyrë të re të bërit fushatë me qëllim ngritjen e nivelit të vetëdijes tonë shoqërore dhe politike!

? Për fat të keq, triumfi është rezultat i thjeshtë matematikor i ndërlidhur me interesa të vogël të njerëzve të “vegjël”, dhe jo rezultat matematikor i vlerësimit të ofertës për zgjidhjen e problemeve dhe fenomeneve shkatëruese që janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë!

? Dhe për fund, kryetarit të ri – të vjetër të komunës së Vrapçishtit i uroj suksese në mandatin e ri.

Me shumë respekt,
Nebi Rexhepi” deklaroi Rexhepi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close