BotaLajme

Në Turqi arrestohen 47 persona, në kuadër të hetimit ndaj Imamoglut

Në Turqi janë arrestuar 47 bashkëpunëtorë të Ekrem Imamoglut, kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit. Sipas autoriteteve, kjo është bërë në kuadër të hetimit për korrupsion të nisur ndaj Ekrem Imamoglu.

Prokuroria në Stamboll njofton se në kuadër të hetimit, janë lëshuar urdhërarreste për 53 persona në Stamboll dhe Ankara, ndërsa 47 persona janë arrestuar.

Imamoglu u arrestua më 19 mars nën akuzë për korrupsion dhe mbështetje të një organizate terroriste.

Më 23 mars, gjykata urdhëroi ndalimin e tij, ndërsa po atë ditë, në zgjedhjet e brendshme, Partia Republikane Popullore opozitare e propozoi si kandidat presidencial në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të mbahen në vitin 2028.

Arrestimi i Imamoglut shkaktoi protesta masive në qytetet kryesore të Turqisë, duke çuar në përleshje me policinë dhe qindra të arrestuar, përfshirë edhe gazetarë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close