LajmeMaqedoniTopLajm

Në spitalin e fëmijëve Kozle janë mbushur kapacitetet e vendeve të lira

500 kontrolle të kryera vetëm javën e kaluar, ndërsa dy fëmijë të sëmurë me COVID-19.

Situata e ngjajshme është edhe në spitalin për fëmij Kozle në të cilin nuk ka shtretët të lirë. Mjekët thonë se në javën që lamë pas janë kryer 500 kontrrolle, këshillojnë prindërit të kujdesën për fëmijët.

Vetëm gjate javës se kaluar janë kryer mbi 500 kontrolle tek fëmijët në Spitali i Fëmijëve Kozle, dhe janë mbushur edhe kapacitetet e vendeve të lira në këtë spitalit. Shumica e pacienteve të pranuar janë me temperatura e lartë dhe kollë, ndërsa edhe dy fëmije janë me Covid-19 gjendja e të cilëve është stabile.

“Edhe pse pritnim që gjatë ditëve të festave të kishim një numër të reduktuar të kontrolleve mjekësorë, përkundrazi, numri i kontrolleve është rritur dhe gjatë ditëve jo të punës, vetëm në javën e kaluar janë kontrolluar 500 fëmijë në ambulantë dhe janë mbushur kapacitetet e vendeve të lira në spitalit” – tha Ginovska Tasevska.

Si arsye e rritjes së numrit të pacientëve në Spitali i Fëmijëve Kozle ka ndikuar edhe ndotja e ajrit shton mjekja Ginovska.

“Ndikimi i ndotjes së ajrit aktualisht është i lartë, sidomos në traktin e sipërm respirator, kështu që tek fëmijët paraqitet koll, pengimin i frymëmarrjes së hundës, por i thekson edhe infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, vështirësimin e frymëmarrjes tek fëmijët, janë të theksuara për shkak të ajrit të ndotur” – deklaroi Tasevska.

Specialistja Ginovska këshillon që të anashkalohet grumbullimi në kolektivë, sa më shumë fëmijët të mbrohen nga infeksionet duke dalë në ajër të pastër. /KlanM

Related Articles

Back to top button
Close
Close