SportTopLajm

Në Spanjë janë të bindur, Mbappe te Reali verën e ardhshme!

Sipas gazetës madrilene AS, transferimi i Kylian Mbappe te Reali i Madridit është drejt finalizimit. Los Blancos janë arsyeja që ylli i PSG ka refuzuar në 3 raste rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit 2022 me kampionët e Francës. Mbappe e ka arritur marrëveshjen në aspektin personal me kampionët e Spanjës dhe pret vetëm që Reali të mbyllë marrëveshjen me PSG për transferimin e lojtarit në Francë. Duke patur parasysh edhe faktin që verën e ardhshme, Mbappe do të ketë vetëm një vit kontratë me PSG, transferimi do të realizohet për një shifër të pranueshme prej 180 milionë eurosh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close