
Çmimet me pakicë të derivateve të naftës prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 2,37%.
Komisioni Rregullator i Energjetikës miratoi vendim me të cilin çmimet me pakicë të dizelit dhe vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohen për gjysmë denari. Sipas kësaj, çmimi i dizelit do të kushtojë 49, 50 denarë për litër.
Çmimi i benzinës do të shtrenjtohet për 2 denarë. Sipas kësaj, EUROSUPER BS 95 d otë kushtojë 60,50 denarë për litër, ndërkaq EUROSUPER BS 98 62,50 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit do të shtrenjtohet për 0,762 denarë për kilogramë dhe do të ketë vlerën e 25,311 denarë për kilogramë.