
Avioni luksoz privat i Cristiano Ronaldos, me vlerë rreth 61 milionë stërlina (afro 70 milionë euro), u largua nga Arabia Saudite në mes të natës, ndërkohë që dy shpërthime e goditën ambasadën amerikane në Riad.
Ronaldo, 41 vjeç, jeton në kryeqytetin saudit së bashku me partneren e tij, Georgina Rodríguez, dhe pesë fëmijët e tyre. Megjithatë, deri tani nuk është e qartë nëse familja ndodhej në bord në momentin e nisjes së avionit. Sipas mediave shtetërore iraniane, gjatë natës dy sulme me dronë kishin në shënjestër selinë diplomatike të Shteteve të Bashkuara në vend.
Po ashtu, Irani njoftoi se një ndërtesë stafi në Bahrein ishte shkatërruar. Të dhënat nga sistemet e gjurmimit të fluturimeve tregojnë se aeroplani i yllit të futbollit, një Bombardier Global Express, e realizoi udhëtimin prej afro shtatë orësh drejt kryeqytetit spanjoll, Madrid.



