LajmeMaqedoni

Në Kuvend debat për ndryshimet e ligjit për mbrojtje shëndetësore, opozita kërkon formim të komisionit anketues për onkologji

Deputetët e opozitës në vazhdimin e sotëm të seancësë 120-të kanë debatuar për Propozim ligjin për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar. Deputetët e opozitës sërish kërkuan formim të komisionit anketues për hetim të rastit me Klinikën për onkologji.

Njëri nga propozuesit e ligjit Nenad Kociq nga LSDM-ja tha se me ndryshimet do të krijohet siguri juridike dhe do të mundësohet profesionalizëm në emërtimin e organit punëdhënës të institucionit publik shëndetësor. Ai theksoi se në këtë mënyrë persona drejtues mund të jenë vetëm profesionistë.

Deputeti, Antonio Milloshoski tha se tre vitet e fundit borxhet e Onkologjisë kanë arritur deri në 20 milionë euro, se ka poasur furnizim të reversit pa tender dhe i akuzoi drejtorët e onkologjisë.

Bajram Kadria nga BDI-ja tha se politikanët nuk guxojnë të përmendin emra derisa nuk përfundon hetimi. Ai tha se ata që kanë keqpërdorur do të përgjigjen pasi që të gjithë organet do të vërtetojnë përgjegjësi.

Ka përfunduar debati i përgjithshëm për Propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, ndërsa votimi do të jetë në mënyrë plotësuese.

Seanca ka vazhduar me debat rreth Propozim ligjit për sistem këshilldhënës për bujqësi dhe zhvillim rural.  Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close