LajmeRajon

Në Kosovë sekuestrohen stimulues seksual, në vlerë të 40 mijë eurove

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë. Në komunikatën për media thuhet se janë zbuluar dhe sekuestruar 2 mijë 880 copë mjaltë, stimulans seksual, të cilat kapin vlerën e 40 mijë eurove.

“Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme. Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro”, thuhet në komunikatën për media./21Media

Related Articles

Back to top button
Close
Close