
22 prilli ,“Dita Ndërkombëtare e Tokës”, sot u shënua me aktivitete nga nxënësit e shkollave fillore të komunës së Tearcës në bashkëpunim me shoqatën ekologjike “Eso Standard 21”.
Grupe nga nxënësit dhe mentorët e tyre- arsimtarët e shkollave të komunës, përgatitën aktivitete të cilat, i prezantuan në formë të punimeve apo eseve me qëllim të ngritjes së vetëdijes për këtë ditë të rëndësishme.
“22 Prilli” nuk është vetëm një datë kalendarike, por është një ditë që na fton të gjithëve të reflektojmë thellë mbi raportet tona me Planetin që na jep jetë, është një ditë që bën thirrje globale për veprim, për përgjegjësi, dhe për kujdes ndaj natyrës që na rrethon.
Shpresojmë që, këto aktivitete të realizuara nga ana e nxënësve do të arrijnë qëllimin që e dëshirojmë.
I falënderojmë nxënësit të cilët, u angazhuan për shënimin e kësaj dite, mentorët e tyre, arsimtarët, drejtorët e shkollave si dhe të gjithë ata që u angazhuan për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.




