
Në fshatin Kalisht të komunës së Vrapçishtit më 26.Nëntor do të shpaloset kompleksi memorial “Sheshi i Dëshmorëve” në kujtim të masakrës së vitit 1913, martirëve të vitit 1941-1946 dhe Deshmorit të kombit Refik Iljazi në vitin 2001, shkruan Top24
Banorët e këtij fshati kanë nderuar me ftesë edhe kryetarin e komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani i cili ka ndarë lajmin me bashkëqytetarët duke i ftuar në shënimin e këtij manifestimi.



