
Dhe ja më në fund u dëshmua se ditët që “sollën ndryshimin” bashkë me VLEN-in u bënë realitet.
Rasti i veteranit të arrestuar të UÇK-së, Blerim Ramadani nga policia e “Severnës” disa javë më parë me “poternicë” nga Serbia, nxorri në sipërfaqe vrerin e mbledhur ndër vite të gjykatësve sllavo-maqedon ndaj shqiptarëve dhe gatishmërinë e qeverisë ndaj “poternicave” serbe kundër veteranëve të UÇK-së.
Pafuqia e një force politike pa integritet moral dhe politik në qeverinë e koalicionit, ashtu siç janë vlenistët të cilët janë mbështetur me shpatulla pas murit nga despoti Micko, nuk e sjellin dot ndryshimin e lëre më të ndikojnë pranë organit të ndjekjes siç është prokuroria, apo duke alarmuar ndërkombëtarët se fletarrestet serbe të lëshuara kundër veteranëve të UÇK-së janë përndjekje me qëllime politike ndaj nuk duhen zbatuar.
Por, atë qëndrim dhe reagim atdhetar që duhej nuk e bën dot VLEN-i, sepse ata për Mickon dhe komitët nuk vlejnë, thjesht janë “shfalerka” të padobishme të bordelos qeveritare që mund të zëvendësohen me të tjera në çdo rast.
Ashtu siç kam theksuar edhe më parë se ata në qeverinë Micko do të kenë “çelsat e kashtës”!
Arratisja e veteranit të UÇK-së Blerim Ramadani, nga arresti shtëpiak ( dhe mirë bëri) pas marrjes së sinjalit nga policia se do të paraburgosej sërish dhe mund t’i dorëzohej Serbisë, dëshmon edhe njëherë për vazhdimësinë e politikës antishqiptare të qeverisë së re, ku brenda saj bën pjesë edhe një putinist i dëshmuar siç është ministri për marrëdhënie me bashkësitë etnike Ivan Stoilkoviq, si një misionar i Vuçiqit në Shkup.
Ndaj, broçkullat e Taravarit kur tha dje se një prokuror nga Kërçova e paskësh komplikuar situatën me rastin e Blerim Ramadanit, janë sajesa dhe shmangie përgjegjësie apo pamundësi e ndaljes së revanit serb ndaj veteranëve të UÇK-së në “drzhavën Severna”.
Dhe natyrshëm shtrohet pyetja, a ishte ky ndryshimi për shqiptarët që filloi me zbatimin e “poternicave” serbe dhe i përndjekjes së veteranëve te UÇK-së?
Nëse ky ishte “ndryshimi” i VLEN-it me një fillim të zi, më mirë të mos kishte ardhur sepse nuk ja vlejti, pasi u zhbë premtimi i madh se ata do të sillnin pranverën shqiptare më 8 maj me “ndryshimin”.
Medai Shaholli



