LajmeRajon

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet çojnë në Kushtetuese listat e kandidatëve për deputet

Nisma Thurje ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që u miratuan pak muaj më parë nga Kuvendi me konsensusin e PD-PS.

Endri Shabani në një komunikim për mediat tha se ndryshimet e miratuara nga Parlamenti i heqin një të drejtë shqiptarëve që e fituan në 2021, ku 1.3 mln zgjedhës patën të drejtën që të zgjedhin kandidatët e tyre, përmes votës preferenciale.

Ata s’mund të na imponojnë ne që të hyjmë në zgjedhje me listat e mbyllura. Në 2021, shqiptarët e ushtruan të drejtën e tyre për të votuar preferencën e tyre. Këta duan që t’ja heqin këtë të drejtë. Mendojmë se kushtetuesja do i shfuqizojë këto ndryshime, është betejë për Kushtetutën e Shqipërisë”, tha Shabani.

Kërkesa në Kushtetuese mbështetet edhe nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”. Edhe kjo lëvizje, ashtu si Nisma Thurje mbështet hapjen e listave, duke i konsideruar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, jo vetëm një mbyllje listash, por edhe që bien ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që hoqi herësin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close