
Myrto Uzuni ndihmoi Granadën të rikthehej në La Liga me 23 golat e realizuar sezonin e kaluar, ndërkohë që deri tani numëron 3 realizime në elitën e futbollit spanjoll.
Granada renditet në vendin e parafundit pas javës së dhjetë në kampionat, ndërkohë që në pozitat drejtuese të klubit është bërë një ndryshim.
Nico Rodriguez ka rënë dakord me presidencën për të ndërprerë bashkëpunimin, duke u larguar nga posti i drejtorit sportiv. Të cilin e mbante që në qershorin e vitit 2022.
Sipas raportimeve të AS, vendin e Rodriguez pritet ta marrë Matteo Tognozzi, aktualisht kreu i skautëve të Juventusit në Serie A.
Granada ka regjistruar vetëm një fitore në edicionin e ri të La Ligas. Takimin e radhës e luan në shtëpi përballë Villarealit (e hënë, 21:00, SS4).




