
Një rast aspak i zakonshëm ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, madje në Treg të Gjelbër të Manastirit, njofton Top24.mk.
Rastin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore Publike në Manastir, duke treguar se një person ka sulmuar me thikë nga pas shpinës shitësin në treg teksa ishte duke e rregulluar tezgën. Ai ngarkohet për veprën penale “tentativë për vrasje”.
“I dyshuari, një 42-vjeçar nga Manastiri, dje në “Tregun e ri” në Manastir ka tentuar t’i marrë jetën një personi. Ai iu afrua të dëmtuarit nga pas, në momentin kur ai po rregullonte tezgën dhe e sulmoi me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar dy goditje me thikë në shpinë”, thonë nga MPB.



