LajmeMaqedoniTopLajm

“Ndihma për Koçanin”, Kuvendi nuk debatoi për propozim ligjin e LSDM-së

Ndonëse ishte si pikë e parë e seancës së 53-të, Kuvendi nuk debatoi fare për propozim ligjin e LSDM-së për të ndihmuar të dëmtuarit dhe familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan. Ky propozim ligj në fakt fillimisht duhet të debatohet në komisionin për politikë sociale, demografi dhe të rinj, ndërsa që nga dorëheqja e Ilire Dautit, ky komision ka mbetur pa kryetar. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, i bën thirrje kreut të Kuvendit Afrim Gashi që të mos e zvarrisë dhe mos të mos e pengojë procedurën por menjëherë të caktojë një udhëheqës të këtij komisioni lidhur me këtë pikë. Sipas tij rregullorja mundëson edhe të tejkalohet komisioni dhe pa debat të kalojë drejt në votim në seancë plenare.

“Kryetari i Kuvendit ka për obligim të veprojë sipas rregullores dhe të mos e pengojë procedurën për sjelljen e zgjidhjes ligjore. Unë do të insistoj në emër të grupit parlamentar të LSDM-së dhe koalicionit që të debatohet lidhur me këtë zgjidhje ligjore, të diskutojmë rreth kësaj çështjeje dhe thërras të gjitha grupet parlamentare ta mbështesin dhe në këtë mënyrë të dërgojmë mesazh solidariteti dhe përkujdesi ndaj qytetarëve”, tha Oliver Spasovski – Koordinator i LSDM-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close